A duhen mbajtur maskat në ambjente të hapura? Ja si përgjigjet në Open Pëllumb Pipero

0
401

Nga nesër hyn në fuqi vendimi që maskat duhen mbajtur edhe në ambjente të hapura. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel.  Doktori i njohur shpjegoi deklaratat e tij kontradiktore dhe tregoi  nëse është dakord me mbajtjen e maskave në publik.

‘Unë i qëndroj deklaratave të mia. Virusi nuk ka as krahë të fluturojë dhe as këmbë të ecë. Virusi nuk qëndron në ajër pa ne. Pra virusi është aty ku është njeriu.

Virusi merret nga spërklat. Maskat e ulin trasmetueshmërinë e spërklave. Unë kam qenë në të parët që kam thënse se duhet vendosur me detyrim maska në ambjentet e mbyllura. Për sa i përket ambjenteve të hapura unë nuk e di të ketë efektivitet. Por meqë jemi në një situatë të tillë, mendoj se duhet mbajtur”- tha Pipero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here