“Sa mund të mbajnë mbathjet p****, aq mund të pengojë maska virusin!”/ Revoltohen dy mjekët dhe shpërthejnë keq

0
144

Nga dita e enjte në vendin tonë hyn në fuqi vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskës në çdo ambient, duke sanksionuar dhe 3 mijë lekë të reja gjobë për të gjithë shkelësit.

Por sipas mjekëve Gëzim Xhepa dhe Renato Osmenaj, ky vendim është i padrejtë, dhe jo vetëm kaq, por nuk sjell asnjë përmirësim në situatën e Covid në vendin tonë.

Me nota humori, Xhepa, profesor në Fakultetin e Mjekësisë, shprehet se maskat mund të mbajnë aq shumë virusin, sa mund të mbajnë ”mbathjet po…”.

“Mençuria popullore: “Sa mund të mbajnë brekët pordhën, aq mund të pengojë maska në mjedis të hapur virusin…” dhe do të shtoja “Sa mund t’ja ndjejmë në mjedis të hapur erën p…, aq mund të rrezikohemi nga virusi…”“, shkruan Xhepa në postimin e tij.

Ndërsa Osmenaj shkruan më tej:

Maskat në ambjent të hapur jo vetëm që nuk kanë asnjë vlerë mbrojtëse por ndikojnë shumë negativisht te personat që mund të jenë të prekur nga corona dhe janë në fazë inkubacioni apo asimptomatikë, si dhe shtojn? mundësinë e përhapjes së virusit!

Kjo ndodh sepse: – rrisin dozën e kontaminimit në mënyrë autologe ne pamundësi të ekspiracioni 100% duke u bërë shkak për agravim të sëmundjes dhe shtim fatalitetesh.

– nëse këta persona mbas mbajtjes në rrugë të maskës hyjnë në ambjente të mbyllura ( bare, restorante etj) hedhin në ambjent doza më të larta sesa do të hidhnin nëse nuk do akumulonin ngarkesa false nga mbajtja e maskave në rrugë.

Dmth mbajtja e maskave ne ambjente te hapura është totalisht e dëmshme. Baba me Ogin ja kanë futur kot!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj