Rama jep lajmin e mirë: Hiqet akciza për karburantin në bujqësi, ulet çmimi i naftës për fermerët

0
229

Në një konferencë të posaçme për shtyp për ekonominë bujqësore kryeministri Edi Rama tha se do të ulet çmimi i naftës për çdo fermer që punon tokën dhe heqje e tvsh për inputet e makineritë bujqësore.

“Do heqim akcizën për karburantin bujqësor. Do të ulim çmimin e naftës për fermerët. Fermeri tërheq naftën falas përmes një karte të veçantë. heqim taksën e qarkullimin dhe taksën e karbonit për bujqësinë. Gjithçka do të jetë online. Të dhënat do të grumbullohen nga një tabletë. Ministria e Bujqësisë ka nisur punën. Nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta dhe karburanti për produktet bujqësore do të jepet falas pa akcizë dhe pa taksën e karbonit dhe qarkullimit. Kur them falas kini parasysh që sasia kompesuese e çmimit për tokën e punuar do të jetë nga shteti”-tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here