“Dua duartrokitje për…”, Yuri Kim: Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta

0
9

Në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Kryediplomatja e SHBA në Tiranë, i ka thënë Gjonajt se ajo ka nodoshta punën më të vështirë në Shqipëri, duke shtuar se ka treguar vullnet për ta përmbushur sa më dinjitetshëm atë.
Në një moment, ajo ka ndërprë fjalën duke kërkuar nga të gjithë të pranishmit një duartrokitje të madhe për Gjonajn si shenjë mirënjohje për të gjithë përkushtimin e saj ndaj detyrës së ministres së Drejtësisë.
“Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri.

Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet.
Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, tha ambasadorja e SHBA duke kërkuar nga të pranishmit duartrokitjen e mirënjohjes.

Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria.
“Është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet.
Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë. Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”, tha Kim.
Kjo nuk është hera e parë që Gjonaj merr vlerësime nga diplomacia e akredituar në vendin tonë, ku herë pas here figura të niveleve të larta kanë dalë hapur në mbështetje të punës së saj duke e inkurajuar për më tej.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj