Policia zbulon vendin ku fshihet Danjel Pepaj

    0
    311

    Bëhet me dije se Danjel Pepaj, 25 vjeç është lokalizuar nga Policia e Shtetit në zonën e Podgoricës, ku dyshohet se ka shkuar menjëherë sapo vrau dy kushërinjtë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

    Sipas hetuesve, Danjel Pepaj është i armatosur ndaj ata po negociojnë që ai të dorëzohet dhe të dalë para togave të zeza për t’u përballur me akuzën e vrasjes së Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Dyshimet në këtë pistë përforcohen pasi arma me të cilën Danjeli vrau dy kushërinjtë nuk është gjetur ende.

    Gjithashtu, nga ana e Policisë së Shkodrës po negociohet edhe me familjarët e 25 vjeçarit në mënyrë që ai të dorëzohet.

    Kujtojmë se Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë qëlluar me breshëri plumbash nga i dyshuari Daniel Pepaj. Mendohet se e gjitha ka nisur pasi dy viktimat kanë rrahur Danielin sepse dyshonin se u kishte vjedhur hashashin nga parcelat. Ky i fundit, në shenjë hakmarrje, pak ditë më pas i thënë Vilsonit dhe Klementit, të dy të afërm të tij, se do i çonte në vendin ku kishte fshehur hashashin e vjedhur.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here