Plas sherri në ‘Top Channel’/ “Ti nuk më jep dot mend mua,”, Arjan Konomi ‘i përvishet’ keq konkurrentes së ‘Përputhen’: Po duhet të gdhend ty o e paedukatë

0
66

Puntata e djeshme e “përputhen’ është shoqëruar me debate të nxehta.

Situata u tensionua pas një opinioni që dha Shqipja ndaj Teas, pasi kjo e fundit tha se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në stomak për të rënë në peshë, dhe për t’u kujdesur më shumë për ushqimin që konsumon.

Të gjithë i kanë uruar shërim sa më të shpejtë Teas, përveç Shqipes, e cila ka thënë se i dukej e kotë një ndërhyrje e tillë, pasi mund të kujdesej vetë me palestër dhe regjim ushqimor.

“Mos shko të hash jashtë makarona, ha sallatë”, tha Shqipja.

“Unë e kam më lehtë të ble një libër se të ha”, iu përgjigj Tea.

Në këtë përballje në distancë ka ndërhyrë dhe opinionisti Arjan Konomi, i cili i tha Shqipes se kur dikush ka problem shëndetësor, i duhet thënë të shkuara.

“Nuk je këtu për të më dhënë mend mua, ti do të më ulësh mua se në backstage je tjetër, këtu tjetër”, tha Shqipja.

“Po s’më jep dot mend ti mua, unë për këtë punë jam këtu, po duhet të gdhend ty o e paedukatë,” tha Arjani.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj