Koronavirusi i merr jetën 28-vjeçarit, dedikimet prekëse të miqve

0
246

Një 28-vjeçar i shtruar në spitalin COVID2 në Tiranë ka humbur jetën nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për arkitektin Geri Lika dhe lajmi është dhënë nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

Mësohet se i riu ishte i fejuar dhe la pas familjen, të dashurën dhe shumë ëndrra në mes.

“Nuk kam fjale të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej nje viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olen e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afermit e tij”, shkruan mes të tjerash në postimin e saj Elida Mitro, e cila tregon se sa energjik për jetën ishte i ndjeri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here