Grabitja e Rinasit/ Bashkëpunëtori i drejtësisë Alkond Bengasi habit me deklaratën e tij në gjykatë

0
55

Alkond Bengasi bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e  grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit më 9 prill të vitit të shkuar është përballur ditën e sotme me të akuzuarit si të përfshirë në këtë ngjarje.

Në seancë ballafaqimi me Bengasin janë paraqitur Oltion Veseli si dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.  Veseli ka mohuar të jetë i përfshirë në grabitjen e Rinasit. Seanca ka nisur prej orës 09:00 të paradites së sotme dhe ka përfunduar rreth orës 15:00.

Në 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit u grabitën 4.6 milion euro, ndërsa pas shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vdekur Admir Murataj.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj