Furtunë në Durrës nga reshjet e shiut/ Ja lagjet më të rrezikuara

0
241

Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej orësh pasditen e sotme kanë rënduar situatën në rrugët e Durrësit.

Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, pasi uji ka kaluar edhe nivelin e trotuareve.

Në zona të caktuara, si lagjja nr. 18, lagjja nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, niveli i ujit në rrugë po rrezikon edhe bizneset.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, ndërsa ka shkaktuar probleme edhe në Fier, teksa në Vlorë bashkia u ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here