Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur fazën e parë të testimit të kandidatëve për hetues, ku nga 650 aplikantë janë s’kualifikuar 250.
Fituesit do të kalojnë në fazën e dytë, e cila është ajo e Arsyetimit Logjik, ku aplikantët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim.
Nga këto 400 hetues që e kanë kaluar fazën e parë, do kualifikohen 60 më të mirët, ata që marrin pikët më të lartë.
Këta hetues do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.