“I dhashë gji bebes para operacionit”/ Aktorja rrëqeth teksa tregon luftën e saj me tumorin: Pata dhimbje të tmerrshme! Vajza më pyeste ‘mami a do vdesësh’!

0
284

Aktorja e njohur Adriana Matoshi e ftuar në emisionin “Rudina”, bëri një rrëfim ndryshe për jetën e saj, ku ndër të tjera foli edhe për luftën e saj me tumorin në kokë ne vitin 2012.

Si pasojë e tumorit asaj i duhej të operohej menjëherë. Gjëja më e frikshme për të ishte nëse do dilte gjallë nga ai operacion apo jo. Adriana ka rrëfyer për publikun përjetimet e saj trishtuese dhe plot frikë.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur unë e kam patur vajzën në gji ditën, kur jam nisur në Tiranë nuk më lëshoheshe prej gjirit dhe nisi të qante. Asaj ja ndjente zemra. Kaona ishte në gjumin më të mirë dhe më pyeti “mami a do vdesësh” nëpër gjumë. Këto gjëra më kanë mërzitur dhe më kanë tronditur. Por mjeku ma bëri më të lehtë. Kur vajta në dhomën e operimit ishte e vështirë sepse nuk e dija a do shpëtoja a jo.

Aty ishte edhe një person tjetër që do operoheshe njësoj si unë. I thashë nëse hyjmë të dy në këtë operacion ose do çohemi bashkë në këtë botë ose do çohemi bashkë në botën tjetër mos më lër vetëm.

Pasi u zgjova e falenderova Zotin, pata dhimbje të tmerrshme por nuk ma ka ndjerë sepse e kam ditur që do i shikoja fëmijët e mi. Gjatë shtatzënisë më ka humbur shikimi në njërin sy për shkak të sëmundjes. Unë nuk ja mbaja mend fytyrën vajzës së vogël dhe ajo ishte arsyeja e vetme që të merrja veten dhe të shkoja në shtëpi që t’ja shihja fytyrën”, është shprehur Adriana

Në muajin e shtatë të shtatzënisë së katërt Adriana mësoi se vuante nga kjo sëmundje. Aktorja ka bërë rrëfimin rrëqethës dhe përjetimin e saj në atë periudhë kohe.

“Ishte viti 2012 dhe isha shtatzënë. Po në atë vit ishte dhe xhirimi i filmit “Kthimi” dhe në fillim e refuzova sepse sapo e kuptova që kisha tumor. Por kur e mendova më thellë thashë ndoshta është roli im i fundit, duhet të bëj diçka që fëmija im i katërt të shohë nënën e saj në këtë periudhë. Paralelisht kam xhiruar filmin dhe kam pasur shumë vështirësi, por menjëherë sapo e kam lindur fëmijën, filmi ka aplikuar në një nga festivalet më të mëdha në botë. Unë isha në spital, sa e kisha lindur vajzën dhe atje kemi marrë çmimin kryesor “Filmi më i mirë” . Ndërkohë që isha e shtruar në spital unë po mendoja për operacionin e dytë sepse vajzën e linda me operacion për shkak të tumorit. Kemi hulumtuar për operim të kokës jashtë shtetit dhe doktorit që po më ndihmonte në Kosovë i erdhi një email ku i thanë pse po vini tek ne kur ju e keni mjekun më të mirë në botë, Mentor Petrelën.

Prindërit e mi nuk e dinin që unë nuk kisha një tumor dhe asnjë familjar tjetër. Kisha stres dhe frikë se çfarë do bëhet me mua dhe si ta bëj situatën që mos merret vesh nga familjarët. Të shkoja dhe ta kryeja, prapë e kisha atë frikën që ndoshta nuk do shpëtoj si t’i them mamit dhe babit se unë jam fëmijë i vetëm në familje, nuk kam as motër as vëlla.

Në atë kohë me ish-bashkëshortin tim kemi ardhur në Tiranë, kemi takuar doktorin Mentor Petrelën. Nuk kam për ta harruar asnjëherë, ai ka folur aq lehtë, aq thjeshtë për atë lloj tumori që menjëherë ajo frikë më ka ikur dhe kam thënë nëse më thotë mjeku hajde tani shtrihu të të operoj unë nuk e kisha aspak problem”, është shprehur Adriana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here