“Në listat për deputet janë persona që duhet të ishin në burg, si dhe dashnoret e ish-ministrave”/ Romeo Kara plas ‘bombën’: Ja kush është klani drejtuesi i vërtetë i PD!

0
63

Juristi Romeo Kara ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale për kandidatët për deputet që janë përfshirë në listat e PD. Sipas tij, pjesë e tyre janë bërë njerëz që sot duhet të ishin në burg apo dashnoret e ish-ministrave.

“Sic duken bathet, jane larg pashket.

Opozita qe pretendon te risjelle shpresen, ofron ne listen per deputete, persona qe kane marre pjese ne mynxyren CEZ e qe sot duhet te ishin ne burg, si dhe dashnoret/konkubina te ish-ministrave te korruptuar.

E kaluara po na mban peng, duke u perpjekur te imponohet si e ardhme.

Medet per ne, qe shohim se si perpara syve tane, ne demin tone e te vendit, po riciklohen te gjithe plerat e kesaj toke, te gjalle e te vdekur.”, shkruan juristi Romeo Kara.

Ndërsa në një koment në këtë postim, juristi shkruan: “Luli thjesht i punesuar eshte aty. Klani Berisha eshte drejtuesi i vertete i PD-se.”

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj