E kanë dëbuar apo jo nga Nisma ‘Thurje’/ Rudina Hajdari flet hapur: Berisha, Rama dhe Meta bëjnë pazare natën!

0
358

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar deklaratat e ditëve të fundit se ajo është dëbuar nga Nisma ‘Thurje’.

Në nië intervistë për Dosja, Hajdari shprehet se partia Nisma për të cilën ajo flet është e njëjtë me Nisma ‘Thurje’, ndërsa deklaratat e aktivistëve Pano Sako dhe Endrit Shabani janë transformuar nga zhurmat mediatike.

Jo vetëm kaq, por Hajdari sulmon rëndë edhe kryeministrin Rama dhe Sali Berishën e Ilir Metën. Sipas saj, ata natën hanë darka me ngjala dhe ditën bëjnë sikur duan ta varrosin njëri-tjetrin.

Intervista:

Pyetja: “Nisma”  që ju keni prezantuar dhe keni bërë thirrje për pjesëmarrje është i njëjti projekt me atë të “Nisma Thurje”?

Shqipëria ka 30 vite që sundohet nga 3-4 familje, të cilat përvecse janë pasuruar tej çdo imagjinate, e kanë mbajtur vendin peng në menyre konstante duke penguar çdo aspekt të integrimit të vendit apo zhvillimit. Kështu, teksa këto familje sunduese janë të vetmet që ia kanë parë hajrin burimeve natyrore të pafundme që ka vendi, familjet e shqiptarëve vuajnë papunësinë, varfërinë, pamundësinë dhe mbi të gjitha emigrimin e njerëzve më të dashur, mbi të gjitha të rinjve. Bazuar në sa më sipër, jemi bërë bashkë, një grupim i gjerë njerezish me profile të ndryshme, por me ide të perbashketa, të cilët synojme ta ndryshojme këtë realitet. Pjesë e ketij grupimi njerëzish janë edhe aktivistë të “Nisma Thurje”, e cila është një organizate e Shoqërisë Civile me një portofol të pasur sa i përket aksioneve me dobi publike, por edhe njerëz të tjerë nga bota akademike, nga diaspora apo qytetarë të angazhuar. Lëvizja nuk ka për të pasur pronar, sepse synojmë të krijojme një model tjeter, ku pronar është qytetari, i cili drejton me pjesëmarrje dhe votë.

Çfarë mund të na thoni për deklaratat e Pano Sokos dhe Endri Shabanit? Pse lindi kjo përplasje mes jush?

Si z. Shabani edhe z. Soko kanë shprehur në media se bashkepunimi mes “Nisma Thurje” dhe meje, në kuadrin e procesit të përfaqesimit të 50 mijë firmave të mbledhura nga Thurje për ndryshimin e sistemit, përfundoi mbas votimit të Kodit në Kuvend. Tani jemi në fazen e konsultimit të modelit organizativ që do të zgjedhim, si edhe të çështjeve programore, përsa i përket lindjes së lëvizjes se re. Kjo është e vërteta. Gjithçka tjetër është zhurmë e një ambienti mediatik që më shume fokusohet te telenovela se sa te thelbi i problemeve. Dhe nuk mund të presim më shumë në një vend ku ende mbas 40 vitesh debatin e drejton Berisha, Rama dhe Meta, të cilët natën bëjnë pazare në gosti me ngjala, verë e pasuri publime dhe ditën na shiten si kundërshtare të epur që do e varrosin njëri tjetrin. Në fakt kanë 30 vite, që ata jane shend e verë, por varroset Shqipëria.

Nëse do të futeni në zgjedhje me “Nisma Thurjen”, pse shqiptarët duhet të zgjedhin këtë alternativë?

Shqiptaret do kenë 2 zgjedhje ditën e votimit, ose votojne një nga këta, Rama-Berisha- Basha- Meta duke vazhduar të besojne se këta do sjellin ndryshimin edhe pse kane 30 vite që e premtojnë, ose do të zgjedhin një grupim te ri politikanesh, me ide të reja dhe plot idealizëm, të cilet synojnë ndryshimin rrënjësor dhe real të vendit. Unë jam e bindur se shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here