4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar

0
91

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 168 raste të reja.

Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova .
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (11 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 168
Të shëruar ne 24 orë 94
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 943

Testime totale 98646
Raste pozitive 15399
Raste të shëruara 9500
Raste Aktive 5479
Humbje jete 420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2854
Durrës 576
Shkodër 410
Korçë 289
Lezhë 272
Elbasan 218
Fier 244
Vlorë 196
Kukës 150
Berat 135
Dibër 78
Gjirokastër 57

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj