Qellohet me armë mbi godinën e kompanisë “Kastrati”/ Policia jep detaje: Dy autorë të dyshuar u kapën tek “Ura e Dajlanit”

    0
    355

    Policia e Tiranës jep informacione zyrtare për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ku u qëllua me armë godina e kompanisë “Kastrati”.

    Policia thotë se ka arrestuar pas ndjekjes dy persona si autorë të dyshuar tek Ura e Dajlanit në Durrës teksa vijojnë hetimet dhe kontrollet për armën e përdorur.

    Informacion paraprak
    Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:10, është njoftuar salla operative se në Qafë-Kashar, nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi ku ka vetëm dëme materiale.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.
    Shtetasit e kapur do shoqërohen në DVP Tiranë për veprime të mëtejshme.
    Për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here