“Vrasja ishte e paralajmëruar”/ Flet pas 22 vjetesh miku i ngushtë i Azem Hajdarit

0
282

Pas 22 vjetësh nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdarit, miku i tij i ngushtë Arben Meçe rrëfen për emisionin “Repolitix” kush janë sipas tij arsyet e ekzekutimit të Azem Hajdarit. Meçe shprehet se vrasja e Azem Hajdarit ishte e paralajmëruar, por që sërish ai nuk ruhet dhe lëvizte i shkujdesur dhe pa u ruajtura. Ardhja e Fatmir Haklaj natën e 12 shtatorit në selinë blu për Meçen nuk ishte për Azem Hajdarin por për Berishën. Pra sipas tij qëllim i ekzekutimit ishte Sali Berisha, pasi Azem Hajdari ishte në besë me ta dhe sipas kanunit ishte i mbrojtur. Meçe sqaron se Azemi nuk ishte në PD atë ditë, por në Lushnje dhe ai u thirr për të realizuar skenarin e trazirave që ndodhën më pas më 14 shtator dhe u përdor nga Berisha.  Arben Meçe shprehet se në atë kohë zërat që qarkullonin për këtë organizim që do të shpërthente më vonë në Tiranë dy ishin objektivat kryesore, Pjetër Arboni dhe Azem Hajdari, por Arbnori u tërhoq dhe objektiv ngeli Hajdari. Sipas Meçes kjo skemë organizimi ishte bërë nga nivelet më të larta të PD-së që do të shfrytëzohej më pas politikisht.

“Sipas informacioneve që i kisha të sakta brenda këtij organizmi dy ishin objektivat kryesore Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari.  Arbnori ishte larguar, kurse Azemi lëvizte i vetëm i pa shqetësuar dhe e kam paralajmëruar gjithmonë të ruhej, por ai rrinte gjithë kohës i vetëm. Ata persona që skenarizonin këtë ngjarje ishin ata që kishin lidhje me organizmin në Shkodër, dhe kjo vinte nga nivelet më të larta të PD”, tha Meçe.

Armiqësia mes Haklajve dhe Berishës dihet dhe për Meçen vrasja e  Shkëlqim Haklajt, ku përveçse ata akuzonin Berishën akuzuan edhe Azemin, por ai u tha se kishte një kasetë ku tregonte autorin, që ishte zëri i Berishës që e donte atë gjallë a vdekur në Tiranë. Për këtë Azemi që të hiqte barrën nga vetja e tij, zhvilloi një takim me babanë e Haklajve, Muharremin më 2 shtator dhe ata së bashku kishin një pakt bese dhe nëse do e prishin fillimisht duhet ta shpallnin prishjen e saj sipas kanunit.

“Midis Haklajve dhe Berishës jo vetëm kishte armiqësi por mes tyre u fut edhe vrasja e Shkëlqim Haklajt. Por më pas çështja u ringjall dhe në lojë u fut edhe Azemi. Ai për të hequr barrën nga vetja e tij zhvilloi një takim në selinë blu më 2 shtator me babanë e Haklajve, Muharremin. Azemi i ka thënë se ai nuk ka dorë dhe i ka treguar kasetën se kush kishte lidhjen. Fatmiri kishte dyshimet tek te dy edhe tek Azemi dhe të Berisha për vrasjen. Për të hequr këtë ngarkesë Azemi bën këtë takim me babanë e Haklajve. E gjithë kjo bisedë është marrë vesh pasi selia blu përgjohej. Nga kjo bisedë ishte një besëdhënie mes palëve”, tha Meçe

Por për Meçen thyerja e kësaj bese mund të ishte bërë pas informacionit që Izet Haxhia, personi më i besuar i Sali Berishës i kishte dhënë Fatmir Haklajt një ditë para vrasjes. Meçe shprehet se pikërisht ky informacion të cilin Haxhia duhet ta thotë para grupit hetues ka bërë qe Fatmiri të thyente besën dhe të vriste Hajdarin në selinë blu.

“Një ditë para ngjarjes Izet Haxhia i ka dhënë Haklajve shumë informacione. Haklajt goditën Azemin jo se kishte pistoletë por se kishin një informacion që thyente besën mes tyre dhe se kush është ky informacion Izeti duhet të flasë në gjyq. Izeti thotë se skam dorë në vrasjen e Hajdarit, por ka dore në informacionin e dhënë. Këtë duhet ta nxjerrë hetimi. Informacioni i dhënë ka nxjerrë sërish zbuluar Azemin, por jo se ata nuk donin kokën e Berishës, ata i donin të dy. Dirigjenti e dinte mirë informacionin dhe prandaj e shpuri Azemin aty”, tha Meçe.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj