Google search engine
Home Aktualitet Vidhte veshje në dyqane, me pinca u priste… në pranga 20-vjeçari

Vidhte veshje në dyqane, me pinca u priste… në pranga 20-vjeçari

0
384

Policia e Tiranës bën të ditur se tetë persona janë arrestua në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur disa veshje në një qendër tregtare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., 20 vjeç, pasi ka vjedhur disa veshje në një qendër tregtare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet e vjedhura dhe një palë pinca që i përdorte për të hequr barkodet e veshjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi në lokalin që ai kishte marrë me qira u konstatua një lap top ku kishte të hapura faqe për lojëra të paligjshme të fatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që menaxhonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një laptop në të cilin kishte të hapur një faqe ëebsite për luajtjen e lojërave të paligjshme të fatit, e përdorur në mënyrë të vazhdueshme”, thotë policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here