Rritja e pagave/Denaj zbulon sa ishin dhe sa do të bëhen rrogat e mjekëve dhe mësuesve (LISTA)

0
381

Kryeministri Rama deklaroi sot se pagat e mjekëve do të rriten me 40% ndërsa ato të mësuesve të arsimit para universitar me 15%.

Këto rritje do të hyjnë në fuqi që nga data 1 janar 2021.

Detajimet për rritjen e pagave i bëri ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Denaj deklaroi se:

-Paga mesatare bruto e mjekëve në vitin 2020 ishte 87,753 lekë dhe do të bëhet 110,553 lekë

-Paga mesatare bruto e infermierëve dhe laborantëve në vitin 2020 ishte 50,890 lekë dhe do të bëhet 65,700 lekë.

-Paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare në vitin 2020 ishte 65,800 lekë dhe do të bëhet 72,100 lekë

-Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve në vitin 2020 ishte 68,800 lekë dhe do të bëhet 75,550 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here