Aplikimet për kartat ID mund të bëhen në çdo zyrë, Lleshaj: Shmangni radhët e fundvitit

0
35

Aplikimi për kartën ID mund të bëhet në çdo zyrë dhe jo në zonën ku ju banoni. Sipas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në këtë mënyrë shmangen dhe radhët e fundvitit.

Lleshaj thekson se shtyrja e afatit të skadimit të kartave s’mund të vijojë pafundësisht, prandaj qytetarët duhet të aplikojnë.

Ai shton se qytetarët mund të aplikojnë ku të dëshirojnë, në çdo zyrë aplikimi pavarësisht vendbanimit pasi të gjitha janë të hapura në gjithë Republikën.

FJALA E SANDËR LLESHAJT

Te kjo zyrë aplikimi sot në Tiranë po shohim procesin e pajisjes së qytetarëve me karta ID. Është me shumë rëndësi të theksojmë nevojën që ka për përshpejtimin e procesit të aplikimeve.

Dihet që për arsye të pandemisë afati i vlefshmërisë së kartave ID, që përfundonin në vitin 2019 u shty për arsye të pandemisë dhe kjo shtyrje nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Arsyeja e kësaj thirrjeje lidhet me nevojën që qytetarët duhet të aplikojnë sa më shpejt për të evituar grumbullimet dhe radhët e shtuara në fund të vitit.

Shumë shërbime që tashmë kryhen online, janë të lidhura me vlefshmërinë e kartës ID. Dalja e kësaj karte jashtë afateve të vlefshmërisë bën që shumë shërbime të vështirësohen.

Ndaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përshpejtojnë për t’u afruar tek zyrat e aplikimit me qëllim që të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet të cilat fatkeqësisht na ndodhin, sidomos në fund të viti.

Qytetarët në kuadër të lehtësimeve që janë bërë nga Ministria e Brendshme, mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi në territorin e RSH. Ndryshe nga sa më parë ku riaplikimi lejohej vetëm në zyrën e aplikimit përkatëse. Kjo do të thotë që mundësitë për të riaplikuar janë të mëdha. Ndërkohë që investime të rëndësishme janë bërë në drejtim të pajisjes, përmirësimit të kushteve dhe krijimit të mundësive për aplikim në kushte optimale.

Ndaj edhe njëherë vlen thirrja që shfrytëzoni të gjitha zyrat e aplikimit në të gjithë vendin, të cilat janë të hapura për të lehtësuar sa më shumë procesin e aplikimit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj