Ribashkohen në Kukës/ Zbardhet vendimi i gjykatës, Fjolla Morina u la e lirë se kishte plane martese me biznesmenin e njohur

0
230

Këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar se me biznesmenin Fisnik Syla, ishte në një lidhje dashurie prej dhe se po bëheshin gati për t’u martuar. Gazetari Elton Qyno, ka publikuar dëshminë e plotë të këngëtares, përpara grupit hetimor, ku lexohet qartë se Morina, ka pranuar lidhjen intime para trupit gjykues.

Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë, pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe Fitim Mujin, shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën m`a ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin, e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatëzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv,”- mësohet të ketë thënë Fjolla.

Por këtë deklaratë, nuk e ka mbështetur Syla. “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji, e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla, kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim. Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papunë,”- mësohet të ketë i riu.

Gjithashtu dëshmi ka dhënë dhe shoferi Fitim Muji, i cili ndër të tjera ka pohuar se: Jemi nisur nga Kosova për Tiranë me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se me Fjollën njihem pasi me Fisnikun, jam shok dhe kam udhëtuar me ta si shok dhe shoqe, pasi Fjolla kishte punë në Tiranë për muzikë. Unë nuk kisha dijeni për armët pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë. Fisniku është shoku im dhe ka lidhje me Fjollën, pasi janë të dashur.

Në vendimin e gjykatës, të zbardhur nga Qyno, renditen edhe arsyet që e çuan trupin gjykues të merrte këtë vendim. Shkaqet që çuan në caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” dhe jo “arrest në burg”, për Fjolla Morinën, kanë qënë: vajza e saj 5 vjeçe të cilës siç thotë gjykata, Fjolla, po e rrit e vetme, shkak i dytë sipas gjykatës është i dashuri i saj biznesmen Fisnik Syla, me të cilin ka plane për martesë. Ndërsa shkaku i tretë që ka çuar në lirimin e Fjolla Morinës nga burgu, ka qenë rrezikshëmria e ulët shoqërore që ajo ka si dhe mundësia zero e prishjes së provave materiale.

Gjykata e Kukësit thotë se arma që i është gjetur në çantë Fjolla Morinës, është e rregullt teknikisht dhe e aftë për të bërë qitje. Ndërsa arma tjetër është imitim pistolete dhe në dukje me sy të lirë dallohet që është çakmak.

Gjatë procesit gjyqësor, avokatët e Fjolla Morinës, Aurora Guska dhe Andi Duraj deklaruan se arma e kapur në çantën e këngëtares hyn në kategorinë e armëve sportive dhe ka të bëjë me kundravajtje penale.

Ndër të tjera avokatët i thanë gjykatës se: ”E mirëkuptojmë faktin se gjykata mund të jetë nën presionin e mediave, që për klikime shkruajnë të paimagjinueshmen, pasi duam-s`duam në këtë rast, efekti negativ është dhënë në publik. Kërkojmë nga gjykata që t`i lerë mënjanë “fake neës” e të gjykojë me qetësi, drejtësi e paanshmëri këtë çështje”.

Nisur nga kjo situatë, gjykata e Kukësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për Fjolla Morinën dhe “arrest në burg” me afat 30 ditor për të dashurin e saj. Ndërkohë 15 ditë më vonë. U mor vendimi pëer të liruar Sylën dhe mUjin. Të dy janë në detyrim paraqitjeje. Elton Qyno shkruan se ky vendim ka sjellë ribashkimin e çiftit të dashuruar në ambjentet e shtëpisë me qëra, ku Fjolla Morina, po qëndron aktualisht.

Ndërkohë, në një reagim më të hershëm, Morina akuzoi mediat që shkruanin për lidhjen e saj dashurore me Sylën, se po shkatërronin familje, pasi biznesmeni rezulton i martuar në Belgjikë dhe baba i dy fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here