Miratohet në Kuvend Kodi Zgjedhor, maxhoranca siguron vota dhe nga opozita

0
63

Kodi zgjedhor në Kuvend miratohet ndërkohë që maxhoranca ka siguruar 96 vota.

Votimi është bërë si zakonisht pas COVID, me fletë votimi dhe jo me elektronikë, ndërkohë që ndryshimet nuk janë diskutuar nen për nen gjatë seancës plenare.

Edhe pse një pjesë e opozitës së re shprehu kundërshtinë për të votuar hapjen e listave në mënyrën e propozuar nga selia rozë, pjesa tjetër e deputetëve ka dhënë pëlqimin pro amendamete të PS-së.

Për t’u miratuar amendamentet e Partisë Socialiste do të mjaftonin 84 vota, ndërkohë që maxhoranca ka arritur të sigurojë më shumë vota seç duheshin, duke arritur edhe një shumicë që do mjaftonte për të ndryshuar Kushtetutën.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj