‘Me sy të lirë kam parë 7 apo 8 dhe koordinatat nuk janë mbuluar nga avioni’/ Artan Hoxha zbulon vendin ku ndodhen parcelat me kanabis

0
285

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje për pamjet e publikuara nga ky i fundit mes parcelave me kanabis në veri të vendit.

Hoxha tha se pamjet janë filmuar në zonën e Shalës në qarkun e Shkodrës.Sipas gazetarit në këtë zonë vepron një grup i njohur i kultivimit të kanabisit, ndërsa thekson se me sy të lirë ka parë 7 apo 8 parcela.

“Kam lëvizur në zona, dhe në fund të shtatorit kam filluar të bëj filmime në jug dhe në fillim të tetorit kam lëvizur në veri ku më thanë se është një sipërfaqe e madhe. Pamjet janë në zonën e Qarkut Shkodër, zonë që përfshihet në Malësi e Madhe, në Shalë, në kufi me Tropojën.Kam pasur informacion. Kam parë zona ku ka fluturuar avioni dhe më ka bërë përshtypje që këto koordinata nuk janë mbuluar nga avion. Kam kërkuar të di a ka pasur info në zonë dhe në fakt infot ishin kontradiktore dhe më ngjallur dyshoj se kishte bashkëpunim. Në zonë vepron një grup i njohur. Këtë vit që kishte edhe fuqi punëtore. Qëllimi në vetvete nuk ka qenë kush është pronari. Me sy të lirë kam parë 7 apo 8 parcela. Është zonë e thellë, por me të dhënat që kisha mund të jenë kultivuar iku 30 mijë rrënjë. Pamjet janë marrë në një nga këto parcela që  ndodhet në zonën e Shalës. Nuk kam parë bimë kaq të shëndoshë në këtë periudhë të vitit”, u shpreh Hoxha. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here