Ekzekutoi të riun në sy të fëmijëve dhe gruas/ Kush është 40-vjeçari që u ekstradua dje nga Italia drejt Shqipërisë

0
134

40-vjeçari shqiptar, Paulin Nikaj, i cili ishte dënuar me 30 vite burg nga gjykata italiane, është ekstraduar ditën e djeshme nga Italia. Ekstradimin i tij është bërë me urdhër të Interpol Tirana, ku dënimin 40-vjeçari nga Kruja tashmë do ta kryejë në Shqipëri.

Ai mori një dënim të tillë pasi ekzekutoi në parkimin e një qendre tregtare në Rimini bashkëkombësin e tij Nimet Zyberi.

Nikaj u dënua me vendimin penal të formës së prerë të datës 1 shkurt 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.  Vrasjen ai e realizoi në sy të bashkëshortes italiane të 25-vjeçarit, e cila ishte shtatzënë dhe fëmijës së tyre. Ndërsa menjëherë u largua nga vendngjarja duke u arrestuar në Zvicër një muaj më vonë. Tashmë

Si ndodhi ngjarja më 17 marst të vitit 2014?

bazuar në atë që kanë raportuar mediat italiane, Nikaj e ka ekzekutuar bashkëkombasin  e tij Nimet Zyberi në sy të bashkëshortes shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur. Viktima Nimet Zyberi, kishte qenë duke bërë pazar së bashku me familjen, ndërkohë pasi ishte kthyer të dorëzonte karrocën, ishte drejtuar për nga makina e tij tip ‘Mercedes-Benz’ ku po e priste gruaja dhe fëmijët. Në këtë moment vrasësi i është afruar duke e qëlluar shtatë herë në gjoks dhe pjesën e sipërme të trupit.

Pas vrasjes së të riut autori u largua menjëherë nga shteti italian me ndihmën e të njohurve të tij dhe me anë të një karte identiteti fals, e cila do i mundësonte atij kalimin për në Zvicër e më pas, me qëllim për të shkuar në SHBA. Por Nikaj u arrestua u arrestua në tentativë për tu arratisur drejt Zvicrës.

Mediat italiane raportuan asokohe se policia kishte arrestuar edhe 1 person tjetër, përveç autorit të ngjarjes Paulin Nikajt, të përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit shqiptar në Rimini të Italisë.

Sipas policisë për vrasjen e Nikajt u arrestua edhe xhaxhai i vrasësit, Adriatik Nikaj, 50 vjeç, me vendbanim në Misano të Italisë. Ky i fundit dyshohet se ka organizuar të gjithë skenën e vrasjes së Zyberit, së bashku me nipin Paulin Nikaj.

Sipas prokurorëve të vendit fqinj, shkak për ekzekutimin është bërë hakmarrja sipas kodit të kanunit mes familjes Nikaj dhe vëllezërve të Zyberit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj