“Jemi zënë gjithmonë”/ Olti Curri u nxjerr të palarat VIP-ave në emision: Kjo moderatore e njohur shqiptare është e sëmurë nga mendja, Ilda është shumë nevrike

0
115

Moderatorja, Megi Pojani, ka strartuar me programin më të ri të saj në Top Channel, “Maskat”, është rubrika më e re e emisionit “E Diell”.

  • Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur. Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.

Olti Curri ka dështuar për gjetjen e një personazhi duke u përballur me një dënim.

Curri është vënë përballë moderatores Ilda Bejleri dhe kantautores Rozana Radi dhe i është dashur që t’u thotë publikisht të “metat” e tyre.

“Ilda Bejleri është shumë nevrike dhe jemi zënë gjithmonë për njerëz të tjerë, jo më larg se dje u pajtuam pasi kishim disa ditë pa folur. Është një nga vajzat që është shumë e bukur live, nuk është se të zhgënjen nga ajo që shfaqet në ekran. Rozana Radi është njësoj si unë e sëmurë nga mendorja. Është e nxituar, edhe kur bën mirë, edhe kur bën keq. E mira e saj është që nuk i harron miqtë kurrë. Dhe i do shumë kafshët, edhe unë i dua shumë kafshët, por nuk i mbaj dot në shtëpi pasi jam alergjik ndaj tyre”, tha Olti

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj