Ndodh për herë të parë në historinë e njerëzimit/ NASA teston tualetin me zero gravitet, ja si funksionon

0
242

NASA do të lancojë një tualet të ri me zero gravitet për ta testuar në stacionin hapësinor ndërkombëtar para përdorimit të mundshëm të tij në misionet e ardhshme në hënë.

Tualeti 23 milionë dollarësh, që thith jashtëqitjet nga trupi, do të dërgohet në stacion me një anije transporti. NASA tha se sistemet e vakuumit të tualetit janë projektuar për konfortin e astronauteve femra, ndryshe nga modelet e mëparshme.

Një raketë që do të mbajë edhe anijen e transportit, do të nisej nga ishujt Ëallops në Virxhinia, të enjten. Por misioni u anulua vetëm tre minuta para nisjes për shkak të disa vështirësive teknike.

Një tjetër përpjekje do të bëhet tani orët e ardhshme nëse inxhinierët do të mund të riparojnë problemet. Universal Ëaste Menagement System, tualeti i ri hapësinor prej titaniumi, do të ndihmojë astronautët të çlirohen gjatë misioneve në hapësirë të thellë.

Tualeti mund të proçesojë dhe riciklojë ujin e hollë për ta kthyer në ujë të pijshëm për astronautët. Ndërsa mbetjet fekale nuk i nënshtrohen të njëjtit trajtim pavarësisht se NASA thotë se po e studion edhe këtë mundësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here