Google search engine
Home Aktualitet Pas tërheqjes nga Portugalia, Ronaldo fillon e blen vila

Pas tërheqjes nga Portugalia, Ronaldo fillon e blen vila

0
9

Pasi u tërhoq nga kombëtarja e tij, Kristiano Ronaldo ndodhet në vendlindje për të shijuar disa ditë pushimi. Sulmuesi po përfiton nga ndërprerja e kampionatit në Arabinë Saudite dhe shtyrja e ndeshjes mes Al Nasr dhe Al Hazem për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, për t’u relaksuar në vilën e re të tij në Quinta da Marinha në Cascais, një pronë me vlerë prej rreth 35 mln euro.

Ronaldo udhëtoi drejt Portugalisë të mërkurën dhe në ditët në vijim u pa në klubin e padelit që është në pronësi të tij në Alvalade. Një ditë pas tij shkoi edhe bashkëshortja Georgina me fëmijët për të qenë së bashku në këto ditë pushimesh. Me të kaluar kjo kohë pushimesh familjare Kristiano Ronaldo do të kthehet në fushën e lojës; ai pritet të jetë i pranishëm në ndeshjen e 20 nëntorit që Al Nasr do të luajë me Al Qadsiyah, me objektiv për të kapur 1000 gola në karrierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here