Mjeku shqiptar në Madrid Kita Sallabanda, u shpreh se në Madrid u krye një studim në ujërat e zeza, dhe dihej para një muaji se ku do përhapej virusi.
“Para tre javësh u bë një studim në Madrid në ujërat e zeza. Para 1 muaji e dinim se ku do përhapej virusi, sepse studimet e ujërave të zeza, tregojnë për përqëndrimin e virusit. E prisnim këtë situatë që po zhvillohet në Madrid, Mendoj se nuk është e favorshme, sidomos pas fazës së parë që kaluam”, tha mjeku për Ora News.