Rregulli i fortë i kartelit shqiptar të drogës/ Kush bashkëpunon me drejtësinë do ekzekutohet

0
286

Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia është me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me rradhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.

Mbi çdo pako të mbështjellë me natriban brenda kokaina ishte me mbishkrimin “Bello” duke nënkuptuar pastërtinë e lartë të saj dhe vlerën e madhe në treg. Ky grup sipas hetuesve përdorte komunikimet e koduara nëpërmjet chateve “Sky ecc dhe “Enchr”o dhe rregulli i trafikut ishte 50 % e ngarkesës e shqiptarëve dhe 50 % e bosëve të Amerikës Latine deri sa ajo mbërrinte në portet europiane.

Në tetor 2016 këtij grupi në portin Guayqual i është sekuestruar një sasi prej 600 kg kokainë e gatshme për tu nisur drejt europës. Po ashtu këtij grupi i janë sekuestruar në 2016 240 mijë sterila dhe 1.4 milion euro cash.

Ndërsa antimafia italiane ka arritur të sigurojë prova se për këdo anëtar që do të bashkëpunonte me drejtësinë në rast të një arresti dhe nuk respektonte kodin e “Omertës“ njohur si heshtja ai do të ekzekutohej.

Si funksiononte grupi?
Report tv mëson se për vite me radhë importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin të ndarë, nga shitësit me shumicë te bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Ato kontrollonin të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës, 40-vjeçari i identifikuar si Dritan Rexhepi me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Italia, Hollanda dhe Shqipëria, organizuan shpërndarjen në të gjithë Evropën.

Si pastronin paratë?
Kriminelët pastronin paratë e tyre me një skemë të mirëmenduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimtë, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi

Pse “Kompania Bello”
Report Tv mëson se mori këtë emër për shkak se anëtarët e këtij grupi njoheshin si “meshkujt simpatik” të cilët kishin lidhje me vazjat bukuroshte të shoëbizit, jo vetëm ato shqiptare, por edhe të huaja.

Pse operacioni ‘Los Blancos’?
Operacioni për kapjen e tyre është emëruar ‘Los Blancos’, siç njihet ndryshe skuadra e Real Madritit për shkak të fanellave të bardha. U vendos ky emër për shkak të ngjyrës së bardhë të kokainë nga hetuesit e Anti Mafias Italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here