Operacioni ndërkombëtar anti-drogë “Los Blancos”/ Kush është “koka” e kartelit më të madh shqiptar të kokainës, porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës

0
211

Zbardhen detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar anti-drogë “Los Blancos”, që çoi në pranga pesë trafikantë shqiptarë.

Të arrestuar janë shtetasit Gentjan Manajn në Tiranë, Elvis Jaupajn dhe Jorin Llambron në Vlorë, Rexhino Ibrahimin në Durrës, dhe Vladimir Lesajn në Lezhë, ndërsa nga super-aksioni në disa shtete janë sekuestruar 4 tonë kokainë dhe 5.5 milionë euro.

Mësohet se “koka” e këtij karteli shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës ka qenë Gramoz alias Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi lidhet me rrëmbimin i 47-vjeçarit Jan Prenga.

Dritan Rexhepi ka dhënë porosinë për rrëmbimin dhe vrasjen makabre të tij, më 17 janar 2020, në Kamëz. Aktualisht, Rexhepi ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador, për trafik ndërkombëtar droge. Gjithashtu, emri i Dritan Rexhepit është i skeduar në Shqipëri edhe për vrasjen e disa policëve në Krujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here