Zbrazën 14 plumba në makinën e tij/ Policia identifikon dy autorët e dyshuar

0
36

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ku në Rrogozhinë u gjend i pajetë në makinë një 33-vjeçar, i identifikuar si Klevis Kapllani.

Informacionet e para flasin për një vrasje me silenciator, bëhet me dije se hetuesit e çështjes kanë identifikuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Identiteti i tyre dihet nga organet ligjzbatuese, por për shkak të hetimit intensiv e në vazhdim, nuk bëhen të ditura për mediat.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar në vendngjarje edhe një armë tip pistoletë, e cila dyshohet t’iu ketë rënë autorëve në largim e sipër. Arma është dërguar pranë Policisë Shkencore ku po bëhen edhe verifikimet e duhura.

Dyshimet e para të grupit hetimor flasin për një vrasje për shkak të prishjeve të pazareve të drogës pasi viktima ka qenë i dënuar në Itali për “trafik të lëndëve narkotike” ndaj dhe ka dyshime që edhe pas kthimit nga Italia, dy vite më parë, ai të ketë vijuar aktivitetin kriminal edhe në shtete të tjera të Europës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj