Tmerrohen të pranishmit/ Aksion si nëpër filma mes dy shqiptarëve (DETAJET e ngjarjes së rëndë)

0
38

Një ngjarje e rëndë mes dy shqiptarëve është shënuar në Greqi, ku sipas mediave greke skenat janë të ngjashme me ato të filmave. 

Fillimisht një 25-vjeçar shqiptar kishte ndjekur me thikë mes turmës me njerëz një bashkatdhetar.  Më pas, sipas mediave greke, 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur hyri me makinën e tij në një dyqan me qëllim për të goditur të riun tjetër po nga Shqipëria, i cili ishte ulur me miqtë e tij në banakun e dyqanit.

Ngjarja është parë nga shumë persona, të cilët janë tmerruar kur drejt tyre u afrua një makinë me shpejtësi. Për fat të mirë personat shpëtuan vetëm me disa lëndime në këmbë, pasi shpejtësia e makinës u ndal nga një bordurë dhe një motor që ndodhej aty pranë.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arrestoi 25-vjeçarin shqiptar.

shqiptar aksident greqi sulm (6)
shqiptar aksident greqi sulm (1)
shqiptar aksident greqi sulm (2)
shqiptar aksident greqi sulm (3)
shqiptar aksident greqi sulm (4)
shqiptar aksident greqi sulm (5)

Leave a Reply