Rama në Athinë: Mosmarrëveshjet mund të zgjidhen përmes dialogut

0
340

Mosmarrëveshjet mund të zgjidhen përmes dialogut është shprehur kryeministri Edi Rama në forumin e “The Economist” në Athinë, duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se e vetmja alternativë është të jemi pjesë e BE-së.

“E vetmja alternativë është të jemi pjesë e BE. Jo sepse na e kërkojnë miqtë më të mëdhenje e të fuqishëm por është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë. Qysh prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, paqëtim dhe ne mendoj që edhe pse ka çështje të tilla si çështja e Kosovës, mosnjohja nga Serbia ne kemi qenë në gjendje të ulemi e të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur para duke mbyllur hendeqet e të shkuarës. Mendoj se lajmi më i mirë është që mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi mjet”, tha Rama.

Duke e përmendur si sukses marrëveshjen e Prespës ai thotë se duke thënë se kryeministri Zaev fitoi sërish pasi “u bazua mbi bindje dhe krijoi konsensusin rreth kësaj bindjeje. Nuk formësoi bindjen për shkak të konsesusit dhe kjo është e mrekullueshme dhe unë shpresoj se të gjithë ne kemi mësuar diçka nga kjo”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here