U gjet i vrarë nga shitësi i qumështit, ja kush ishte 33-vjeçari, babai i një fëmijë 2 muajsh

0
55

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është ekzekutuar me 10 plumba brenda automjetit, Klevis Kapllani. Të tjera detaje të reja janë zbardhur për ngjarje e rëndë që ka tronditur Rrogozhinën.

Bëhet me dije se 33-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një fëmije 2 muajsh. Ai u gjet i pajetë brenda makinës, i vrarë me armë zjarri, rreth 200 metra larg banesës së tij 3-katëshe.

Mjeti tip “Fiat Punto” u pikas nga një banor i zonës, që kishte dalë që herët në mëngjes për të shitur qumështin. Ndërkohë, pranë vendit të ngjarjes, është gjetur një pistoletë, me të cilën nuk ishte kryer asnjë qitje.

Raportohet se banorët e zonës nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë arme, ndërkohë që në trupin e tij është gjetur vetëm një plumb. Ka dyshime se për vrasjen është përdorur armë silenciator, ndërsa ka dyshime se është përdorur një shotgun.

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.

Leave a Reply