Shpërthimi në Tiranë/ I plagosur dhe një shtetas italian

0
72

Detaje të reja zbardhen nga shpërthimi i fuqishëm me tritol në Tiranë, ku iu bë atentat shtetasit PrenG Gjini.

Mësohet se nga shpërthimi i fortë ka mbetur i plagosur edhe një shtetas italian, i cili ka qenë kalimtar në zonën, kur ka ndodhur ngjarja.

Siç deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës, Redi Jaupaj, italiani i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe po merr mjekim, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm disa gërvishtje në trup.

Leave a Reply