Gjendet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij 33-vjeçari, i dënuar më herët për trafik droge

    0
    363

    Një 33-vjeçar u gjet pa shenje jete mëngjesin e sotëm në mjetin e tij e sipas policisë dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku Klevis Kapllani ka mbetur viktimë.

    Burime jozyrtare bëjnë të ditur se i riu kishte qenë i dënuar më parë në Itali për drogë dhe kishte dy vjet që ishte kthyer në Shqipëri.

    Kavajë/Informacion paraprak

    Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.

    Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here