Drafti i ligjit për Presidentin/ Ulsi Manja zbulon si do të ndryshojnë kompetencat e Metës

0
270

Kompetencat e Presidentit pritet që të ndryshohen me ligj dhe mazhoranca i ka të qarta se ku duhet të ndërhyhet.

Drejtuesi i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, Ulsi Manja, sqaron se çfarë do të përcaktojë ligji për kompetencat dhe jo të kreut të shtetit.  

“Jo vetëm statusi dhe privilegjet e Presidentit, por edhe të ish-presidentëve të republikës, do të qartësohen në ligj edhe mënyra e ushtrimit të kompetencave kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës. Ligji duhet të përcaktojë saktësisht se si e ushtron Presidenti këtë kompetencë, kush e sjell propozimin për dhënien e deklaratave dhe titujve të nderit apo në caktimin e datës së zgjedhjeve, presidenti konsultohet me grupet parlamentare dhe forcat politike. Është traditë presidenciale, por nuk është e normuar në ligj se si e ushtron presidenti këtë konsultim. Presidentit nuk ia njeh kushtetuta të drejtën e zhdekretimit të datës së zgjedhjeve”, tha Manja për A2.

Drafti i ligjit për Presidentit pritet të konsultohet me kreun aktual të shtetit dhe paraardhësit e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here