Përdhunimi i të miturës në Pogradec / Specialistja tregon s çfarë po ndodh me 13-vjeçaren

0
50

Specialistja për Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Pogradec, Etleva Memia, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet ku një 13 vjeçare është dhunuar seksualisht nga një 46 vjeçar.

Memia në fjalën e saj thekson se tashmë vajza është marrë në mbrojtje dhe është në gjendje të qëndrueshme psikologjike.

“Jam marrë me rastin që në momentin e parë që vajza ka marrë guximin për të denoncuar dhunën e saj fizike psikologjike dhe seksuale. Vajza tashmë është në gjendje të qëndrueshme dhe ka gjetur mbështjen e të gjithë institucioneve në Fier. Një ditë më parë njësia e mbrojtjes së të drejtave për fëmijët e dhunuar duke parë ndërhyrjen e familjarëve të dhunuesit për të tërhequr padinë tashmë është marrë në mbrojtje dhe është zhvendosur në një qendër mbrojtëse. Vajza është dhunuar për një periudhë prej dy muajsh.

Vajza ka deklaruar me datë dhe gjithçka atë që i ka ndodhur dhe si i ka ndodhur, vajza ka duruar dhe në të gjithë periudhën që në fund të korrikut e deri në momentin që ka bërë denoncimin ka qenë e dhunuar jo vetëm fizikisht dhe psikologjikisht, por është kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Zonja ka probleme  me dëgjimin dhe të folurin por jo me të folurën, dhunimi i 13 vjeçares nuk është bërë në sy të saj. Ky person sipas informacioneve të marra ai ka qenë sundues në atë familje dhe e kanë pas të pamundur që të tjerët të flasin në prani të tij. Shpresoj se e gjithë kjo ngjarje të mos lërë gjurmë në jetën e adoleshentes”, është shprehur ajo për Abc News.

Leave a Reply