Prapaskenat/Ish-kryehetuesi rrëfen bisedën me diktatorin: Enveri ishte i vendosur për arrestimin e Kadaresë

0
415

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme në komunizëm, Qemal Lame, rrëfen se dikatori Enver Hoxha ishte i vendosur aso kohe për arrestimin e shkrimtarit Ismail Kadare

Pjesë nga intervista në News24

Sa i vendosur ishte Enver Hoxha për ta arrestuar Ismail Kadarenë dhe në bisedat tuaja, merrte mendim nga ju?

Ai ishte tërësisht i vendosur dhe duhet të kemi parasysh që kur fliste ai nuk kishte njeri ta kundërshtonte.

Atëherë pse nuk u arrestua Ismail Kadare?

Mua më erdhi e paparitur kjo porosi, them e papritur se i pash materialet, ato nuk qëndronin. Aty argumentohej fajësia, sidomos në një procesverbal që është përmendur edhe në libra. Është përmendur publikisht përpara se ta botoj unë. Është një proces verbal i pyetjes së Fiqeret Shehut, është i njohur në media. Unë pash materialet dhe i bëra promemorien, ai e mori e pa.. Argumentova që nuk mund të arrestohet, të zgjerohet komploti se do të shkohej në përmasa të gjera, ishin arrestuar rreth 23 persona dhe të shtohej më pas me komplotistë të tjerë, për mua ishte jë veprim i pajustifikuar. E them i pajustifikuar sepse ngjarja që ndodhi me Mehmet Shehun nuk u pranua në opinion publik edhe hetimi që po bëhesh, megjithëse shumë sekret dhe arrestimi i personave shumë të rëndësishëm nuk i bindi njerëzit. Unë në këtë rast i parashtrova gjendjen e kriminalitetit, intensitetin e lartë të krimeve kundër shtetit, arrestimet e shumta që ishin bërë dhe këtë e bëra që të mos zgjatesh më tej kjo cështje. Ky ishte mendimi im me shumë përgjegjësi. Ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe unë që flas tani kur e kujtoj është shumë e rëndë.

Flisni se kishit në dorë materialet që iu dhanë, që të arrihej deri te arrestimi i Ismail Kadaresë, ju keni bërë botimin tuaj, pse nuk mbështeten dokumenta ato c’ka ju thoni?

Dokumentet janë edhe sot të botuara është një procesverbal tipik i Fiqeret Shehut, që ekziston. Është i botuar një dorëshkrim i Enverit që i bënte pyetje hetuesve për Fiqeret Shehun. Mbi bazën e saj janë ndërtuar hetimet por këto kanë qenë para se të shkoja unë, madje që ta dini edhe ata persona që e trajtojnë këtë problem, unë do t’ju sygjeroja atyre që kanë rezerva në këtë drejtim të shohin dosjen e komplotit, në atë dosje janë të gjitha dokumentat. Edhe do të binden tërësisht, pjesërisht janë bërë të njohura në emisione të ndryshme, por dukumenta më të plota dhe kopje e këtij procesverbali që qarkullon në media është në dosjen e komplotit. Këto dokumente janë konkrete, nuk janë të sajuara apo mendime që jepen për të justifikuar një qëndrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here