“Mehmet Shehun e vranë”/ Ish-kryehetuesi i komunizmit tregon: Ishte shumë i rreptë dhe ka ekzekutuar me dhjetëra njerëz

0
70

Vetëvrasja e një prej personave më të rëndësishëm të kohës së komunizmit, Mehmet Shehu, për kryehetuesin e asaj kohë Qemal Lame është thjesht një legjendë.

Ai tha se Shehu ishte një njeri shumë i rreptë, i cili ka pas vrarë me dhjetëra njerëz, dhe ndaj ishte e pamundur që të konceptonte vetëvrasjen.

Pjesë nga intervista në News24

Pyetje: Për rastin e Mehmet Shehut mendoni se ishte vrasje apo vetëvrasje?

Lame: Mendimi im i plotë që kur e kam dëgjuar, është se ai është vrarë. Vetëvrasja e tij është një legjendë, unë do të shprehim për këtë edhe më gjerë së shpejti do të dalë një botim tjetër. Është një botim, analizë politike, juridike në profesionin tim. Dhe edhe një herë e theksoj që jap mendimin se Mehmet Shehu është vrarë nuk është vetëvrarë. Ai ishte person shumë i rreptë, ka vrarë shumë të tjerë me dhjetra të tjerë, por të arrinte të vriste veten është e pamundur.

Leave a Reply