Google search engine
Home Aktualitet Plotësohet kuota/ Policia kufitare në Kapshticë: Mos vijoni sot udhëtimin

Plotësohet kuota/ Policia kufitare në Kapshticë: Mos vijoni sot udhëtimin

0
323

Policia Kufitare e Kapshticës i bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë sot drejt Greqisë, pasi është plotësuar kuota e 300 personave, masë e cila është në fuqi deri më 15 shtator.

Policia Kufitare ka bërë me dije se sot në mesditë është plotësuar kuota dhe apelon që të tjerët qytetarë që kanë planifikuar të udhëtojnë për sot drejt Greqisë nga Kapshtica mos vijojnë pasi për sot policia greke e ka pezulluar punën.

Që në gusht ka pasur probleme me dy pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë teksa si zgjidhje e ndërmjetme është gjetur kuota, tamponi negativ dhe formulari PFL.

Pritet të shihet nëse do ta zgjasë ende Greqia mbylljen e kufirit me Shqipërinë ose jo.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here