Një grua ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Durrësit. Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia 74-vjeçarja pasi ishte larë në det nuk është ndjerë mirë.
“Më datë 09.09.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.13, Durrës, shtetësja Xh.G., 74 vjeçe, dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjer mirë, e për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit”, thotë policia e qytetit bregdetar.









































