Trump paralajmëron ndryshimin e madh në Ballkan/ Ja çfarë shkruan në rrjetet sociale për marrëveshjen Kosovë – Serbi

0
275

Për marrëveshjen ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, presidneti Trump ka reaguar edhe në faqen e tij në facebook

“Të gjithë kanë menduar më parë se do të ushte e pamundur!

Urime Presidentit serb Vucic dhe Kryeministrit të kosovës Avdullah Hoti të Kosovës për angazhimin dhe normalizimin ekonomik!

Ky është një hap i madh përpara për të sjellë prosperitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë.

Jam krenar që i kam ndihmuar këta udhëheqës!”, shkruan Trump.

 Trump, e ka cilësuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si pakt historik dhe që do të sjellë zhvillim ekonomik për të dy vendet.

“Është vërtetë historike”, tha Trump, teksa qëndronte përkrah dy udhëheqësve ballkanas te Zyra Ovale.

“Një ditë fantastike në një pjesë të mrekullueshme të botës. Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike. Një pjesë shumë e rëndësishme, për të cilën kanë punuar prej shumë vitesh, dhjetëvjeçarë, në fakt, pas një historie tragjike e të dhunshme, dhe pas shumë vitesh me dështim negociatash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here