Mjekja e Infektivit tregon si merret vendimi për futjen e pacientit në intubim: Koronavirusi ka plot të papritura, gjendja e pacientëve ndryshon në çdo orë

0
122

Mjekja e QSUT, Entela Kolovani, foli në një lidhje për “News24” mbi situatën e paraqitur te Spitali Infektiv Covid-1, ku po trajtohen pacientët me koronavirus.

Mjekja Kolovani tha se situata në ditët e shtatorit vijon të jetë e ngjeshur si në muajin gusht, me shumë pacientë të shtruar, rreth 100 vetëm te Covid-1.

Sipas saj, sëmundja e koronavirusit është me plot të papritura dhe gjendja e çdo pacienti mund të ndryshojë në çdo moment, duke shtuar se mjekët kanë mësuar shumë në këto muaj dhe tani janë më të shkathët dhe me të thelluar mbi patologjinë.

Pjesë nga intervista:

Cila është situata te Covid-1?
Kemi rreth 100 persona, që po marrin trajtim shëndetësorë në pesë pavionet e shërbimit Infektiv dhe te reparti i terapisë intensive. Janë persona që kanë një prezantim klinikë pak më të agravuar se personat e tjerë që mund të jenë pranë familjeve të tyre, duke u trajtuar. Në kushtet pothuajse të plotë të shërbimit tonë.

Cila është situata në hyrje të shtatorit?
Janë shumë pak ditë, mund të themi se jemi në situatë të përafërt me muajin gusht, sa i përket shtrimeve dhe gravitetit të sëmundjes.

Kur kalohet nga reparti në terapi intesive deri në intubim, sa njoftohen familjarët për këtë?
Sëmundja është plot me të papritura, me situata që pacienti mund të rëndohet papritur në cdo orë, vendimi merret në bashkëpunim me ekipin e reanimatorëve. Janë disa parametra klinikë e laboratorikë për ta futur pacientin në intubim. Është një procedurë që bëhet në momentin e duhur, pasi në vonohet, ka pasoja të rënda për pacientin.

Që nga nisja e gjithë kësaj situate e deri më tani, cfarë keni mësuar ju si mjeke për një virus të panjohur?
Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë njohim cdo detaj të kësaj patolkogjie. Gjatë karantinës, kur numri i të infektuarve ishte më i vogël, patëm kohë të njiheshim me të rejat që dilnin mbi sëmundjen në botë. Tani ne punojmë me orare të gjata, edhe të shtunë e të diel, dhe të gjitha këto na bënë të mësojmë të gjitha momentet, kur duhet ndërhyrë, kur pacienti ka nevojë për intubim, kur pacienti është shumë i rriskuar. Tani jemi më të shkathët, më të njohur, më të thelluar lidhur me këtë patologji.

Leave a Reply