“Hajde shishqebap hajde popopo…”/ Edi Rama inspekton punimet në Lungomare 2, por pas përgjigjes që i dha Dritan Leli, kryeministri nuk përmbahet

0
57

Ditën e sotme kryeministr, Edi Rama, ka zbarkuar në qytetin bregdetar në Vlorë, ku ka inspektuar punimet e Lungomares 2. Sipas kryeministrit kjo është një tjetër hapësirë publike fantastike, ku do të ketë plazhe me 5 yje, pishina olimpike dhe për fëmijë dhe një shëtitore që lidh Skelën me Ujin e Ftohtë.

Por teksa pa nga afër këto punime, kryeministrit Rama i tërhoqën vëmendjen disa ndërtime, për të cilat pyeti nëse do të prishen apo do të integrohen. Pasi mori përgjigjen se do të prishen, ai reagoi në këtë mënyrë: “hajde shishqebap hajde…”

Biseda e Ramës me Dritan Lelin

Edi Rama: Sipërfaqja këtu e krijuar është pafrikë dyfish e gjysmë…ajo ishte sikur futeshe në ndonjë xhep fallco.

Dritan Leli: Është një nga investimet më të bukura që janë bërë në bregdet. Me Lungomaren sikur u mësuam, kurse ky tjetri ka një standard të lartë edhe punimesh edhe projektimi dhe mënyra si po zbatohet është vërtet impresionuese.

Edi Rama: Këto do integrohen.

Dritan Leli: Këto do prishen.

Edi Rama: Shikoje tani, hajde shishqebap hajde…popopo

Leave a Reply