“Ke vdekur për mua”/ U nda pak muaj pas martesës, këngëtarja e njohur flet për herë të parë me shumë mllef për ndarjen nga bashkëshorti: Ta shpif

0
73

Miley Cyrus ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga aktori Liam Hemsworth, vetëm pak muaj mbas martesës.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, duke mos iu referuar asnjëherë në emër ish-bashkëshortit të saj, kritikoi ata që “shpifën” mbi arsyet e ndarjes së tyre.

Ajo i dha fund martesës me Liam Hemsworth në vitin 2019 dhe menjëherë pasi lajmi u bë publik aktorja u fotografua në Itali duke u puthur në buzë me Kaitlynn Carter, me të cilën vazhdoi të takohej për pak kohë para se të lidhej me Cody Simpson.

Miley Cyrus u shpreh se nisi një marrëdhënie me Kaitlynn Carter shumë kohë pasi martesa e saj me aktorin mori fund.

“Kalova një divorc publik shumë të shpifur. Ajo që ta shpif me të vërtetë nuk është fakti që unë dhe dikush, të cilin e doja, kishim kuptuar që nuk e donim më njëri-tjetrin ashtu si dikur. Kjo është në rregull, unë mund ta pranoj atë, por nuk mund t’i pranoj horrat dhe gjithë ato histori të krijuara përreth,”– u shpreh ajo.

Ndërsa theksoi se lidhja e saj me Kaitlynn Carter nuk ndodhi menjëherë pas ndarjes.

“Kishte shumë kohë midis asaj që nuk e patë,”- shtoi Miley Cyrus.

Megjithatë këmbënguli se nuk pendohet që i ka dhënë fund asnjë prej romancave të saj sepse kurrë nuk shikon prapa pasi gjërat të kenë mbaruar.

“Meshkujt që kam pasur në jetën time më thonë se jam e ftohtë pasi largohem kur gjërat kanë mbarur. Kur mbaron, mbaron. Ti ke vdekur për mua dhe unë eci përpara,”- shtoi ajo.

Dhe kur bëhet fjalë për të gjetur sërish dashurinë në të ardhmen, Miley tha se dëshiron dikë që e di çfarë do.

“Ju më mirë e dini se çfarë doni, nuk jam më e interesuar të qëndroj për me dikë 10 vite të tjera, siç bëra me dashurinë e parë për ta kuptuar këtë,”– përfundoi aktorja.

Leave a Reply