Shefja e FBI-së shqiptare Aida Hajnaj vihet menjëherë në lëvizje/ Takon kreun e SPAK dhe 12 prokurorë. Zbardhet çfarë u vendos para amerikanëve për “kokat e krimit”

0
51

Ditën e djeshme mori zyrtarisht detyrën Aida Hajnaj duke marrë në dorë BKH. Shefja e Byrosë Kombëtare të Hetimit është takuar sot në ambientet e Prokurorisë Speciale me kreun e SPAK Arben Kraja.

Në takimin që ka përfunduar vetëm pak minuta më parë kanë qenë të pranishëm dhe 12 prokurorët e posaçëm të SPAK, si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Mësohet se drejtuesit e dy institucioneve të reja të Drejtësisë kanë rënë dakord për intensifikimin e hetimeve për çështjet më sensitive në vend.

Pritet që BKH të hapë garën për përzgjedhjen e 60 oficerëve të Policisë Gjyqësore që do të asistojnë prokurorët e SPAK në hetimin e korrupsionit në nivele të larta.

Leave a Reply