“Nuk e fsheh dot kënaqësinë kur shoh duart e tim eti”, kryeministri Rama kujton momentin e rëndësishëm historik dhe ka dy fjalë për babain e tij: S’rri dot pa ju thënë se…(VIDEO)

0
244

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës. Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një video ku shfaqet monumenti i dedikuar për këtë luftë.

Kreu i qeverisë kujton se këtë monument e ka bërë babai i tij Kristaq Rama, duke shtuar se në të gjenden kujtimet e luftës së popullit vlonjat.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES

në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës

#RESPEKT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here