Ndërron jetë epidemiologu/ Silva Bino: Nuk lejoi që Shqipëria të pësonte katastrofë nga HIV/AIDS

0
181

Një tjetër epidemiolog i njohur në Shqipëri ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Memo Bocit është bërë i ditur nga shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino e cila thotë se ai është mjeku që nuk lejoi që Shqipëria të pësonte katastrofë nga HIV.

“Mbaj mend qe ishin dite me shi dhe ishte shkurt 1988.Prisja se kush do te ishin anetaret e komisionit te provimit pasuniversitar te epidemiologjise Ne ate kohe semundjet infektive dhe higjena sic quhej ishin nje departament por ndersa per semundjet infektive ishin profesoret e infektivit per epidemiologjine duhej nje komision me i gjere. Do te jete Memo Boci me thane i cili ne ate kohe ishte Drejtor i Pergjithshem i Higjenes dhe Epidemiologjise ne MSH Do ta vendose ai se ku dhe kur. Me ne fund u la data 29 Shkurt. Memo Boci ishte legjenda e programeve dhe puneve te higjenes dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste qe keto provime te kryheshin ne Institutin e Higjenes si vendi kyc i parandalimit dhe ashtu u be. Ishte aq miqesor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjehere ankthin e provimit. Pyetja e pare ishte se pse kisha zgjdhur kete nendege dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit.
Me pas me la nje detyre te vecante te shoqeroja nje konsulent te famshem te OBSH te HIV/AIDS Dr.Daniel Tarantolen ne vendet e sterilizimit te shiringave dhe me lejoi te merja pjese ne takimin perfundimtar me te ku u tha qarte se cfare katastrofe e priste Shqiperine po te mos merreshin disa masa.Te cilat nje per nje Dr.Memo u perpoq aq shume dhe u moren qysh nga depistimi i gjakut, shiringat me nje perdorim etj. keto qe ne sot i marim te mirqena u vendosen me shume mund nga Dr. Memo Boci. E me vone kur ne do te paraqiteshim ne konferencen per AIDS ne Lisbone ne vitin 1990 ishte ai qe pas asnje ngurim na vuri ne dispozicion materialet qe prezantimi Shqiperise te ishte sa me dinjitoz.

Ishte Memo Boci personi qe me dedikim nuk lejoi qe Shqiperia te personte katastrofe nga HIV/AIDS dhe qe ndertoi programin e pare te parandalimit te HIV/AIDS ne vend.

Dr.Memo ishte nje person qe perqafonte cdo gje te re dhe nuk pertonte te ndihmonte te rinjte.

Ishte nje model i njeriut punetor e te perkushutar ne fushen e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen per te mesuar ne cdo kohe themeloi shoqaten Stop AIDS qe u be pararoja e shoqerise civile per HIV/AIDS. Nje burre i mencur dhe plot force qe do te na mungoje shume. Shpresuam shume qe do ja dilte por nuk mundem. Pusho ne paqe profesori yne tu kesh lene uraten djemve Arianit qe nuk tu nda me sherbimin e tij, Jones e mbesave”, shkruan Bino.

Leave a Reply