Meta: Shqipëria mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës

0
248

Kreu i shtetit Ilir Meta gjatë paraqitjes së letrave kredenciale të ambasadorit ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov tha se vendi jonë mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë të parit Ambasador të Ukrainës rezident në Tiranë, Kreu i Shtetit theksoi se “kjo përbën një ngjarje historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar.

Presidenti Meta falenderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit përcolli përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here