Zbardhet vendimi/ Nga sot BE me rregulla strikte për automjetet, gjobat do shkojnë deri në 30 mijë euro për automjet

0
278

Bashkimi Evropian tashmë ka vendosur rregulla strikte për sa i takon kontrollit të llojit të automjeteve. Këto rregulla kanë hyrë në fuqi sot, derisa janë paralajmëruar edhe gjoba të mëdha për ata që shkelin këto rregulla, kanë bërë të ditur autoritetet e BE-së.

“Organet kombëtare që verifikojnë standardet e sigurisë dhe mjedisit në automjetet e modelit të ri, të destinuara për tregjet e BE-së, do të auditohen”, bëri të ditur KE.

Shuma e gjobave që do të vendosen për mosrespektim të rregullave të reja do të shkojë deri në 30 000 euro për automjet.

“Autoritetet kombëtare duhet t’i nënshtrohen rishikimit të kolegëve, për të siguruar qëndrueshmëri në të gjithë Bllokun”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here